Bllokimi i rrugës në Shkodër, reagon Rama: I keqardhur 

schedule11:24 - 26 Prill, 2019

schedule 11:24 - 26 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e akseve rrugore nga mbështetës të Partisë Demokratike për të ndaluar vizitën e tij në Shkodër. Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se, është i keqardhur për grupet e njerëzve të mbledhur nga ata që çuan në qorrsokak PD dhe po orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë.

“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”. /abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!