Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nis prodhimi vendas i anijeve luftarake/ Marrëveshja me Italinë, Rama: Investim i rëndësishëm, por edhe front i ri punësimi

schedule09:33 - 3 Maj, 2026

schedule 09:33 - 3 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, është investim i rëndësishëm.

Para nisjes drejt Yerevanit, Armeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama u shpreh në rrjetet sociale, se nga ky investim, në fazën e parë do të ketë 400 të punësuar.

“Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate.



Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania”, theksoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!