Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis/ Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari

schedule10:49 - 3 Maj, 2026

schedule 10:49 - 3 Maj, 2026

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera në afërsi të fshatit Theth, në territorin e Shkodrës, ky shtetas, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, ka kultivuar 10 900 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.



Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!