Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.
Policia sekuestroi një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.
44-vjeçari dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Operacioni “Stolen Line” vijon nga policia./abcnews.al


