Nga Buba, te Stenio Junior e Aleksi: Tirana e Partizani aktivë në merkato

schedule09:07 - 1 Qershor, 2022

schedule 09:07 - 1 Qershor, 2022

Shume zëra merkatoje edhe në Superiore, teksa po lakohen emra të ndryshëm për Tiranën e Partizanin.

Stenio Junior mbetet një dëshirë e Tiranës për sulmin, ndërkohë tani ka dalë edhe një emër për mesfushën.

Panorama-Sport shkruan se Albano Aleksi është në radarët e kampionëve të Shqipërisë, pasi një ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Teuta.

Ndërkohë te Partizani është kthyer në skenë një “ish”. Bëhet fjalë për Ferhan Hasanin, i cili ishte pjesë e tyre për gjashtë muaj vjet.

Daja nuk e aktivizoi shumë Bubën, i cili u rikthye te Shkëndija e Tetovës dhe tani emri i tij lidhet sërish me Partizanin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!