Studimi: Kafeja mund të ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme

schedule17:35 - 31 Maj, 2022

schedule 17:35 - 31 Maj, 2022

Njerëzit që pinë kafe, qoftë me ose pa sheqer, duket se kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se pija mund të jetë e dobishme për shëndetin. Kafeja lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjes kronike të mëlçisë, disa lloje kanceresh dhe madje edhe demencës.

Tani studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që konsumonin një sasi të moderuar kafeje, kishin një rrezik më të ulët të vdekjes. Studiuesit shikuan të dhënat mbi zakonet e 171 mijë banorëve të Britanisë së Madhe, të cilët nuk kishin kancer apo sëmundje të zemrës për një periudhë 7 vjeçare.

Ata zbuluan se njerëzit që pinin rregullisht kafe pa sheqer kishin 16-21% më pak gjasa të vdisnin sesa ata që nuk pinin kafe. Dhe pjesëmarrësit që pinin nga një deri në katër filxhanë kafe të ëmbëlsuar në ditë kishin 29-31% më pak gjasa të vdisnin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!