“Zjarr” në “Air Albania” dhe “Arena Egnatia”, ja finalet e sotme

schedule09:19 - 31 Maj, 2022

schedule 09:19 - 31 Maj, 2022

Ditën e sotme do të luhen dy finale, teksa në “Air Albania” do të përballen Laçi dhe Vllaznia në kuadër të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, ndërsa në “Arena Egnatia” do të përballen Egnatia dhe Korabi.

Llogaritë e Kupës së Shqipërisë do të bëhen nga kurbinasit dhe shkodranët të cilët do të luftojnë edhe për trofeun e këtij turneu, me takimin që do të nisë në orën 19:00. Në këtë ndeshje përveç se skuadrat kërkojnë të triumfojnë në “Air Albania”, luhet edhe bileta e fundit e Europës.

Nëse të besuarit e Shpëtim Duros arrijnë të bëjnë të tyrin trofeun, skuadra që do të shkojë në Europë do të jetë Kukësi i renditur në vendin e 4-të, ndërsa në këtë kundërt Vllaznia merr biletën e fundit nga fitorja e Kupës.

Një tjetër finale luhet në Rrogozhinë pasi edhe në këtë sfidë do të luhet bileta e fundit për Superioren mes Egnatias dhe Korabit.

Skuadra që do të arrijë të fitojë këtë takim do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, me këtë takim që do të luhet në orën 17:00. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!