Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Vogëlushja ishte me mamanë e saj, e cila kishte shkuar ta merrte kur iu largua papritur nga dora dhe u përplas nga makina e një prindi tjetër, që rezultoi të ishte babai i shokut të saj të klasës.
Mësohet se shoferi po ecte me shpejtësi të ulët pranë shkollës De Amicis në Capoliveri dhe vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka marrë një goditje në kokë pas përplasjes në asfalt. Karabinierët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet./abcnews.al/