Emocione dhe lot gëzimi, Choixx fiton Style Star 2

schedule23:18 - 27 Maj, 2022

schedule 23:18 - 27 Maj, 2022

Choixx është fituesi i Style Star 2. Konkurrenti nga Kosova arriti të triumfonte përballë 3 finalistëve të tjerë, Ingrid, Kleopatra dhe Elisjana.

Pas Elisjanës, Choixx është një konkurrentët që është shpallur më së shumti fitues përgjatë 12 punatatave. Në sfilatën e dytë Choixx erdhi me një veshje Horror avant-garde.

Çmimi i madh që mori Choixx është një kontratë me një nga kompanitë më të mëdha të modës në Paris.

“Ju faleminderit të gjithëve, suportuesve, ndjekësve dhe produksionit që e keni vlerësu punën që unë kam bërë gjatë këtyre 12 puntatave. Unë e realizova ëndrrën time kur u bëra pjesë. Nuk e mendoja se do fitoja”- u shpreh Choixx.

Kurora  iu dhurua nga fituesja e Style Star 1, Boriana, e cila u shpreh se është e lumtur që triumfuan ngjyra e kuqe dhe e bardhë.

Secilit finalist, televizioni Abc ju ofroi një kontratë 1-vjeçare për të punuar në të gjitha programet që transmetohen në këtë logo televizive. Elisjana fitoi një trajnim si modele dhe fotomodele nga kompania Grace Model.  Gjithashtu Grace Model i ofroi një intership për dizajn Choixx-it./abcnews.al