Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konsumoi raki aksidentalisht, 2-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spitalin e Bilishtit

schedule12:30 - 27 Maj, 2022

schedule 12:30 - 27 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll. Një 2 vjeçar nga fshati Sul është dërguar në spitalin e Devollit pa shenja jete. Siç raporton policia, dyshohet se i mituri ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë“, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!