Finalja e Kupës së Shqipërisë mbyll sezonin në vendin tonë dhe FSHF ka vendosur që dueli mes Laçit dhe Vllaznisë të luhen në “Air Albania” më 31 maj.
Një vit më parë shkodranët festuan dhe e bënë tyrin trofeun, pasi mundën Skënderbeun. Tashmë synojnë të përsërisin veten.
Për Vllazninë është shpëtimi i sezonit, pasi nëse Laçi e fiton Kupën atëherë do të shkojë Kukësi në eliminatoret e Conference League.
Finalja e Kupës është programuar të zhvillohet prej orës 19:00. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra përballen në finale. Vllaznia vjet e eliminoi Laçin në gjysmëfinale. / abcnews.al