Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko 41 vjeç, kryetar i Kiev-it vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në Davos për të dëshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteteve botërore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, krime të cilat i krahasoi me ato serbe në Kosovë.
Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF. Ai në bisedën ekskluzive për gazetën zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellë një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch
Kryetari i Kiev-it, njëherësh ish-kampioni botëror i boksit (198 cm) ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainën si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare.
“Besoj se përveç Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”
“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch
Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite. Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i koncentruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë. Vështrimi i Klitschkos është aktiv dhe plot vullnet të kthehet në Ukrainë t’i kontribuoj proceseve demoakrtike dhe çlirmit të Ukrainës qoftë me dialog ose qoftë me luftë!