Shqipëria priti mbrëmjen e mërkurë një nga eventet më të mëdha sportive në Europë, finalen e Conference League, e cila zhvilloi edicionin e saj të parë.
Roma dhe Feyenord përplasën “brirët” në “Air Albania Stadium”, një ndeshje mjaft emocionuese, por që në fund ishin romanët ata që ngritën trofeun falë golit të shënuar nga Nicola Zainolo në minutën e 32-të të pjesë së parë.
Urimet për skuadrën romane ishin të shumta, mes tyre dhe ai i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili postoi në faqen e tij të Facebook golin e shënuar nga Zainolo.
Pavarësisht paralajmërimeve të shumta gjatë ditës së mërkurë, pas përfundimit të ndeshjes tifozeritë e të dyja skuadrave u larguan qetësisht, me përjashtim të një incidenti të vogël në Pedonale ku disa tifozë holandezë thyen karriget dhe më pas u shoqëruan nga policia.
/Abcnews.al/