E enjtja ul siparin e “Abissnet Superiores”, vëmendja te Kukësi, Vllaznia dhe Partizani

schedule12:25 - 23 Maj, 2022

schedule 12:25 - 23 Maj, 2022

Dita e enjte do të shënojë edhe fundin e kampionatit shqiptar për këtë sezon, me “Abissnet Superiore” që do të ulë siparin.

Të gjitha duelet e javës së fundit do të luhen në orën 17:00, teksa vëmendja më e madhe do të jetë te skuadra e Kukësit dhe Vllaznisë, të cilat duelojnë për vendin e 4-të në klasifikim, pasi verdiktet e tjera janë vendosur.

Në “Selman Stërmasi” verilindorët e Diego Longos do të kërkojnë fitoren ndaj kampionëve të Tiranës, për të përfunduar në vendin e 4-të dhe për të shpresuar më pas te Laçi që të fitojë ndaj Partizanit ose të barazojë, teksa në Kupën e Shqipërisë të bëjë të tijin trofeun, për të shkuar Kukësi i Longos në Europë.

Nga Krahu tjetër Vllaznia do të përballet me Kastriotin dhe një fitore e shkodranëve e shoqëruar me humbjen e demave të Dritan Mehmetit ndaj Laçit, do u jepte vendin e 3-të kuqebluve.

Teuta do të kërkojë ta mbyllë me fitore kampionatin në Korçë. Shanset për vendin e katërt janë thuajse zero. Takimi tjetër i kësaj jave është ai mes Dinamos dhe Egnatias, dy skuadra pa objektiva. /f.a/abcnews.al