Nis votimi për Presidencialet në Maqedoni

schedule10:05 - 21 Prill, 2019

schedule 10:05 - 21 Prill, 2019

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë sot për presidentin e ri. Mbi 1.8 milionë votues do të përzgjedhin mes 3 kandidatëve:  Stevo Pendarovski i cili është kandidati i LSDM dhe i përbashkët me partitë e koalicionit qeveritar,  Gordana Davkova, kandidatja e mbështetur nga partia opozitare maqedonase dhe Blerim Reka si kandidati i vetëm shqiptar i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Kutite e votimit jane hapur në orën 07.00 dhe është parashikuar të mbyllen në orën 19.00.

Fushata për zgjedhjet presidenciale është karakterizuar si më e qetë dhe ndryshe nga të mëparshmet.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy kandidatët me më shumë vota, do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991./abcnews.al