Shkodër, besimtarët katolikë përkujtojnë udhën e kryqit

schedule15:55 - 20 Prill, 2019

schedule 15:55 - 20 Prill, 2019

Në Shkodër të gjithë besimtarët katolikë përshkuan udhën e kryqit, rrugën e mundimit të Jezu Krishtit para se të kryqëzohej. Te dielën bota katolike do të festojë Pashkën, ringjalljen e Krishtit.

Në kalendarin katolik e Premtja e Madhe është një nga ditët më emocionale, ose Dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.

Në Shkodër u përkujtua përmes udhës së kryqit.

Besimtarët katolikë përshkuan qytetin nga Katedralja e “Shën Shtjefnit”, në përkujtim të rrugës së vuajtjeve të Jezusit para se të kryqëzohej.

E tëra me 14 ndalesat që ai  bëri në malin e Kalvarit me kryqin në dorë.

Personazhet e gjallë të veshur me simbolikën e dishepujve dhe ushtarëve që e kryqëzuan.  Me lutje e besim përkujtuan kështu vuajtjet e birit të Zotit para festës së Pashkëve, që shënon ringjalljen, triumfin e jetës mbi vdekjen.

Të dielën e gjithë bota katolike do të festojë Pashkën. Ditën kur Krishti u ringjall. Në këtë ditë besimtarët përgatiten si për asnjë festë tjetër katolike./abcnews.al