Masakra në Bucha, ku u vranë më shumë se 300 civilë tronditi gjithë botën. Perëndimi dënoi ashpër këtë masakër, duke e cilësuar si “krim të tmerrshëm lufte”, ndërsa nisën hetimet për të çuar provat në Gjykatën Ndërkombëtare, sipas The Guardian.
New York Times ka publikuar videon e ekzekutimit të 8 civilëve që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, jashtë Kievit, më 4 mars.
New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6
— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022
Moska ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe Times tha se ministria ruse e mbrojtjes dhe punëve të jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Me qindra trupa civilësh të paarmatosur u panë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kievit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit.
/abcnews.al