Aksidenti me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Milot – Mamurras, reagon policia: Nëna dhe fëmijët në spital

schedule08:10 - 19 Maj, 2022

schedule 08:10 - 19 Maj, 2022

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Milot – Mamurras.

Rreth orës 04:30, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, L.D. 40 vjeç shoferi i një taksie, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij,  duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe  2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Informacion paraprak:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij,  duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe  2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!