Albërije Hadërgjonaj për Eurovisionin: Po të kishim dërguar Albanin të paktën do të hynte në finalen

schedule14:26 - 18 Maj, 2022

schedule 14:26 - 18 Maj, 2022

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision vazhdon të ngjalli reagime. Më e fundit që ka folur ka qenë këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila është shprehur se e vlerëson si artiste.

Megjithatë, sipas Albërijes, nëse Shqipëria do të përfaqësohej nga nipi i saj, Alban Ramosaj, do arrinte të hynte në finale.

“Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Kam përshtypjen se po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision).

Asnjëherë nuk kam qenë kundër Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin”, tha ajo.

Kujtojmë që kënga e Albanit “Theje” pëlqehet shumë nga publiku edhe në ditët e sotme, por u rendit në vendin e dytë në Festivalin e RTSH-së, shumë afër çmimit të parë./abcnews.al