Presidenti, Duka: Do t’i gjejmë 20 firma e do ua sjellim kandidatin, ju digjeni po deshët, do u shohim nga televizori

schedule11:06 - 18 Maj, 2022

schedule 11:06 - 18 Maj, 2022

Në Kryesinë e Kuvendit po diskutohet mes katër Grupeve Parlamentare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit pasi Ilir Metës i përfundon mandati më 24 korrik.

Gjatë diskutimeve, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, duke iu drejtuar mazhorancës tha se ai vetë do të angazhohet për të mbledhur 20 firma, në mënyrë që të propozohet një kandidat. Më pas tha ai, mazhoranca me shumë mundësi mund ta djegë si kandidaturë, por “zgjidhje tjetër nuk kemi,” shtoi ai.

Po ashtu, Duka i kujtoi mazhorancës që deri më tani retorika e tyre ka qenë pro një presidenti konsensual dhe për këtë duhet të zgjidhet me aprovimin e të gjithëve.

“Po kaq e vështirë qenka kjo punë? Mazhoranca, sipas meje, thotë ne bëjmë gjysmë oferte. Sillni propozim, ndoshta s’ju paragjykojmë. Po a kemi ne zgjidhje tjetër? S’kemi asgjë në dorë. Të gjejmë gjuhë bashkëpunimi. Do tentoj të gjejmë nja 20 firma, t’ua bijm. Ju besoj do ta digjni. Të paktën të kemi sy e faqe para njerëzve që kanë zgjedhur. Unë hyj te njerëzit e thjeshtë, nuk ma kap truri që të jetë kaq e vështirë. 84-cën e bëj edhe unë, 8 i bëj edhe unë. Nëse do me e gjet konsensual, dmth me e gjet të gjithë bashkë. Duhet të gjejmë një njeri, të mbledhim ato firma, t’i cojmë dhe këto le ta djegin, e ne do t’i shohim nga televizori në raundet e tjera.”

Kurse, më herët përpara tij, fjalën e kishte kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj i cili e bëri të qartë  që nëse kandidatët nuk propozohen nga opozita nuk do të bëhen pjesë e atyre që i cilësoi si eksperimente.

“…Sikur luajmë presidentësh. Ne po ju bëjmë edhe juve një shërbim për t’ju kthyer edhe juve në rrugë të mbarë. Qëndrimi ynë mund të ishte ekstrem, keni vjedhur zgjedhjet… ne duam ekskluzivisht pa ju pyetur juve. Po ta bënim këtë, do të ishte presidenti im, por jo ne duam t’u japim presidentin shqiptarëve.

Nëse ju thoni po, propozimi është i opozitës, do të keni menjëherë emra konkretë. Do të ulemi të gjithë me gjithë divergjencat që kemi si opozitë. Është normale, aromë demokracie është kjo, në hundët tuaja nuk është se vjen ndonjëherë. I sigurt të jesh t’i që do ta zgjedhim mes nesh.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!