Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna te Gjykata e Apelit/ Pranga 5 shtetasve, në kërkim 15 të tjerë

schedule16:49 - 19 Tetor, 2026

schedule 16:49 - 19 Tetor, 2026

Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.



Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit:  Ardit Plaku 37 vjeç, Sebastian Rizvani 32 vjeç,Lefter Deda 20 vjeç dhe Pashk Paluca 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!