Vllaznia e Partizani pritet të kenë shumë largime në fund të këtij sezoni futbollistik. Në numrin e sotëm të “Panorama Sport” shkruhet se nga “Demat” do të largohet edhe sulmuesi Milan Mirosavlejv.
Autori i një goli me kryeqytetasit nuk është se ka bindur dhe do të kërkojë për një tjetër aventurë në verë. Të njëjtën gjë do e bëjnë një numër më i madh lojtarësh te Vllaznia.
Ardit Krymi ka arritur marrëveshjen me Shakhtar Soligorsk në Bjellorusi, ndërkohë që me valixhe në duar janë edhe mesfushorët Zinedin Mustedanagic dhe Elvedin Heric.
Shanset që të rinovojnë i kanë të paktë edhe portieri Bojan Zogovic dhe sulmuesit Victor Da Silva dhe Ante Aralica. / abcnews.al