Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë.
Abcnews.al mëson se nga përplasja është lënduar shoferi i betonieres Nikolla Agolli 50 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë.
Ai është hedhur nga mjeti dhe është dëmtuar pas përplasjes së betonieres më kamionin.
50-vjeçar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Betonierja i përket një firme me emrin “Xhulio”.
Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/

