Forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë kryer stërvitjen e radhës me artileri të rëndë gjatë ditëve të fundit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse ndaj aleancës dhe vendeve Balltike.
Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë.
Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave. Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.
NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike pas kërcënimeve ruse, ndërkohë që sëfundmi pritet t’i bashkohen aleancës edhe Finlanda me Suedinë. /abcnews.al