Lufta kundër trafikut të drogës, evidentohen dy raste të reja të bimëve narkotike në Krujë, një person në kërkim

schedule16:46 - 16 Maj, 2022

schedule 16:46 - 16 Maj, 2022

Në vijim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e Krujës ka evidentuar dy raste të reja, ndërsa është shpallur një person në kërkim.

Sipas policisë në Mafsheq të Krujës u gjetën 25 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, ndërkohë që është shpallur në kërkim 54-vjeçari O.X, i cili dyshohet si autori i kultivimit të bimëve.

Gjithashtu në njësinë administrative Cudhi janë evidentuar 152 bimë, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.   

Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.  

Shpallet në kërkim 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur edhe dronë, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të kanabisit, në territorin e Krujës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u shpall në kërkim shtetasi:

O.X., 54 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 25 bimëve narkotike që janë gjatë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një sipërfaqe toke në fshatin Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë, në sipërfaqe të pyllëzuara, janë gjetur të kultivuara 152 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!