Sevilla nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Atletico Madrid ditën e sotme, por një pikë i ka mjaftuar për të siguruar kështu edhe një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi tashmë renditen në top-katërshe.
Edhe Barcelona sot barazoi 0-0 kundër Getafe, në një ndeshje ku katalanasit nuk është se kishin ndonjë motivim.
Villarreal, me humbjen e sotme 1-2 kundër Real Sociedad rrezikon kupat e Europës, pasi Athletic Bilbao likuidoi 2-0 Osasuna dhe kanë vetëm një pikë më pak se “Nëndetësja e verdhë”.
Alaves ndjek Levanden dhe bëhet skuadra e dytë që bie nga kategoria, pasi përballja mes tyre përfundoi me shifrat 3-1 në favor të Levandes.
Për t’u përcaktuar skuadra tjetër që bie duhet pritur java e fundit, pasi nga vendi i 18-të deri në vendin e 14-të diferenca është vetëm tre pikë. Mallorca ka mposhtur Rayo Vallecano 2-1 dhe njërin prej golave e realizoi Muriqi.
Granada e Uzunit e pësoi nga Betis, 0-2, kurse Celta mundi Elche 1-0. Cadiz mori një pikë ndaj Real Madrid, pasi barazoi 1-1 dhe mbetet në lojë. Duelin e fundit e ka ndaj Alaves të rënë nga LaLiga. /f.a/abcnews.al