Letër emocionuese nga Dybala: Dhashë gjithçka për Juven, krenar që mbajta shiritin e kapitenit

schedule19:05 - 15 Maj, 2022

schedule 19:05 - 15 Maj, 2022

Paulo Dybala do të luajë nesër ndeshjen e fundit me Juventusin, pasi argjentinasi ka vendosur të largohet nga “Allienz Stadium” pas 7 vitesh si bardhezi.

Kur jemi një ditë para lamtumirës, sulmuesi argjentinas ka emocionuar me letrën e tij drejtuar tifozëve, drejtuesve dhe shokëve të tij.

Fjalë zemre nga Dybala, për këdo që aventurën e tij 7-vjeçare ia bënë më të bukur, ndërsa mbajtja e shiritit të kapitenit ishte një krenari për të.

“Është e vështirë për të gjetur fjalët që t’ju përshëndes, pasi ka kaq shumë vite, kaq shumë emocione, të gjitha së bashku… Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme.

Nuk do të harrojë kurrë gjithçka që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ju u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Kanë qenë 7 vite magjike, 12 trofe, 115 gola që askush nuk do të t’i heqë, kurrë.

Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Faleminderit atyre që kë manë shoqëruar ndër vite, nga i pari, tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë në klub, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjës dhe drejtues.

Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, që shpresoj t’ua tregoj  fëmijëve dhe nipërve një ditë.

Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë përshëndetja jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty”, ka shkruar Dybala.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

/f.a/abcnews.al