Publikohen votat e plota, kështu u votua për Shqipërinë në Eurovision

schedule10:38 - 15 Maj, 2022

schedule 10:38 - 15 Maj, 2022

Shqipëria është eliminuar në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit këtë vit. Përkundër se kënga Sekret nga Ronela Hajati ka pasur jo pak komente pozitive nga publiku ndërkombëtar në platforma të ndryshme në internet, kjo këngë nuk ka arritur të kalojë në finale.

Sipas rezultateve, duket se kjo këngë ka pasur përkrahje nga publiku, por nuk ka arritur të bindë aspak juritë profesionale.

Eurovision ka publikuar rezultatet e të gjitha gjysmëfinaleve pasi ka përfunduar finalja. Shqipëria në gjysmëfinalen e parë nga 17 shtete ka dalë e dymbëdhjeta me vota. Dhjetë shtetet e para kanë shkuar tutje.

Nga juritë e gjysmëfinalistëve, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, edhe pse 12 gjithsej. Asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.

Ndërsa nga publiku i natës së parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë. Kështu, në total Shqipëria ka marrë 58 pikë, të pamjaftueshme këto për kualifikim në finale. /abcnews.al/