Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj Kaliningrad, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë, sipas skynews.
Sipas shërbimit për shtyp të flotës ruse të Detit Baltik, avionët luftarakë rusë Su-27 morën pjesë në stërvitje që simuluan një sulm ajror në Kaliningrad. Kjo vjen disa ditë pasi Suedia dhe Finlanda shprehën dëshirën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.
Më shumë se 10 avionë luftarakë Su-27 morën pjesë në stërvitje, të cilat “shkatërruan” avionët e simuluar të armikut, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
/abcnews.al