Thyen 5 shtëpi e morën 20 mijë euro, kapet grupi i hajdutëve shqiptarë në Itali, shpëton njëri

schedule11:28 - 14 Maj, 2022

schedule 11:28 - 14 Maj, 2022

Arrest me burg është dhënë për 5 hajdutë shqiptarë në Itali. 4 janë arrestuar kurse një është ende në kërkim. Grupi i shqiptarëve, të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, janë të akuzuar për 5 vjedhje banesash në provincën e Alessandria.

Ata kishin krijuar një skemë vjedhjeje dhe koordinoheshin me njëri tjetrin. Shoferi i linte në zonën ku do të vidhnin dhe ata prisnin me orë të tëra për të gjetur objektivin e duhur, duke zgjedhur pothuajse gjithmonë shtëpi të izoluara.

Pasi kishin thyer me forcë xhamat, ata hynë në shtëpi dhe në një rast vlera e bizhuterive të vjedhura arrinte në 20 mijë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!