Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö sapo ka postuar në Twitter se ka folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe se ky i fundit ka shprehur mbështetjen për hapat e Finlandës drejt anëtarësimit në NATO, shkruan The Guardian.
I spoke with President @ZelenskyyUa and reiterated Finland’s firm support for Ukraine. I informed him of Finland’s steps towards NATO membership and he expressed his full support for it. pic.twitter.com/AubTdsDq9I
— Sauli Niinistö (@niinisto) May 12, 2022
“Fola me Presidentin Zelensky dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Finlandës për Ukrainën. E informova për hapat e Finlandës drejt anëtarësimit në NATO dhe ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë”, tha Niinisto.
Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, sipas presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit.
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësimin në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin.
/abcnews.al