SHBA miratoi 40 milionë dollarë ndihmë, Zelensky: Falenderoj Pelosin dhe miqtë tanë

schedule11:37 - 11 Maj, 2022

schedule 11:37 - 11 Maj, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe miqtë e vendit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për miratimin e një projektligji prej40 miliardë dollarësh në ndihmë të  Ukrainës, sipas CNN.

SHBA-ja miratoi projektligjin të martën në mbrëmje me mbështetje të gjerë dypartiake, me 368 vota pro dhe 57 kundër.

Të 57 votat kundër ishin nga republikanët. Masa tani do të duhet të miratohet nga Senati përpara se të nënshkruhet nga Joe Biden.

Rikujtojmë se Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, kryeqytetin ukrainas, në fillim të këtij muaji për t’u takuar me Zelensky.

/abcnews.al