Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti “progresin” e bërë gjatë bisedimeve me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili deri më tani i ka rezistuar planeve të Brukselit për një embargo ruse të naftës, sipas The Guardian.
Hungaria, e cila nuk ka dalje në det mbështetet në naftën ruse nga një tubacion i vetëm dhe Orban ka paralajmëruar se nuk mund të miratojë paketën e gjashtë të propozuar të Komisionit Europian të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.
“Diskutimi këtë mbremje me kryeministrin Viktor Orban ishte i dobishëm për të sqaruar çështjet që lidhen me sanksionet dhe sigurinë e energjisë”, shkroi von der Leyen në Twitter.
This evening’s discussion with PM Viktor Orban was helpful to clarify issues related to sanctions and energy security.
We made progress, but further work is needed. I will convene a VC with regional players to strengthen regional cooperation on oil infrastructure.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 9, 2022
Të dy krerët diskutuan këtë çështje gjatë një takimi në Budapest.
“Ne kemi bërë përparim, por nevojitet punë e mëtejshme,” tha ajo, duke shtuar se do të organizonte një videokonferencë “me liderët rajonalë për të forcuar bashkëpunimin në infrastrukturën e naftës”.
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha gjithashtu se të dy palët “bënë përparim”, por se ata kishin ende shumë për të diskutuar.
FM Szijjártó on PM Orbán’s talks with @vonderleyen: We have made it clear that Hungary cannot support the sanctions package against as long as it does not provide a solution for HU’s concerns. In its current form, the sanctions would be like an atomic bomb for HU’s economy. pic.twitter.com/YPCxnXyKLM
— Zoltan Kovacs (@zoltanspox) May 9, 2022
“Ne nuk mund ta detyrojmë popullin hungarez të paguajë kostot e kësaj lufte”, tha ai në një video të postuar në Facebook.
Para bisedimeve të liderëve, zëdhënësi ndërkombëtar i Orbanit, Zoltan Kovacs, duke cituar Szijjarto, e krahasoi paketën e sanksioneve me një “bombë atomike” për ekonominë e Hungarisë.
“Hungaria nuk do të votojë për iniciativën e Komisionit të BE-së për sanksionet kundër Rusis , sepse ajo paraqet problem për Hungarinë”, shkroi ai në Twitter.
“Propozimi është si një bombë atomike për ekonominë e Hungarisë dhe do të shkatërronte furnizimin tonë të qëndrueshëm me energji.”
/abcnews.al