Ulen lehtë temperaturat, çfarë ka rezervuar moti për sot

schedule07:14 - 10 Maj, 2022

schedule 07:14 - 10 Maj, 2022

Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave si edhe ri-kthim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rënie e lehtë pritet  në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet  dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës

Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. POR gjatë pasdites parashikohet grumbullim i vranësirave në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar momente me pika shiu.

Ndërsa pjesa tjetër e Kosovës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV.

Rajoni dhe Europa

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten në Europën Jugperëndimore dhe rajonin e Mesdheut ndërsa brigjet e detit te zi dhe Egje do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të cilat do të jenë në formë shtrëngatash Po ashtu, me reshje dëbore dhe ngrica paraqiten vendet Nordike./abcnews.al/