Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhduken dy gra në Pogradec e Elbasan, reagon policia

schedule12:03 - 9 Maj, 2022

schedule 12:03 - 9 Maj, 2022

Dy gra janë zhdukur në Pograde dhe në Elbasan. Konkretisht më datë 08.05.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur V. I., 54 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, e cila ka bërë kallëzim se më datë 25.04.2022, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj E. I., 28 vjeçe. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e shtetases E. I.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 43 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Elbasan, se është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. L., 37 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!