Azpilicueta te Barcelona, “AS”: palët kanë arritur marrëveshjen

schedule17:31 - 7 Maj, 2022

schedule 17:31 - 7 Maj, 2022

Cesar Azpilicueta do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezonit, teksa pritet të veshë edhe fanellën e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “AS” drejtuesit katalanas dhe kapiteni i bluve të Londrës kanë arritur marrëveshjen mes tyre, me mbrojtësin që do të zbarkojë në “Camp Nou”.

Po sipas të njëjtit burim thuhet se marrëveshja është arritur për 2 sezone, me opsion edhe për ta zgjatur bashkëpunimin edhe me një sezon tjetër.

Veç kësaj gazeta spanjolle raporton se paga bruto e Azpilicueta do të jetë 13 milionë euro dhe do të ketë edhe një bonus nënshkrimi.

Tani mbrojtësi do të duhet të bindë pronarët e rinj të Chelsea ta lejojnë të shkojë te Barcelona, edhe pse Chelsea e aktivizoi klauzolën për t’ia zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2023. /f.a/abcnews.al