Një video e forcave detare amerikane tregon një test të ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku një raketë e tipit GBU-31, e hedhur nga një avion F-15E, goditi një anije shënjestër duke e fundosur në pak sekonda, me një goditje të vetme.
Eksperimenti ushtarak cilësohet si një hap përpara për forcat amerikane, sepse mundëson falë goditjeve ajrore efekte që normalisht mund të arriheshin vetëm nga raketa të hedhura nga toka ose deti.
Në këtë mënyrë, jo vetëm shtohet fleksibiliteti i sulmeve, por ulen ndjeshëm kostot sepse fuqia dhe saktësia e goditjes nuk varet në këtë rast nga një version të kushtueshëm raketash, por nga raketa ekzistuese që janë modifikuar nga programi i quajtur Quicksink.
Kjo është dita e 69 e luftës në Ukrainë. Tensionet në Mariupol përshkallëzohen gjithnjë e më shumë, me bombardime të reja ruse mbi fabrikën e hekurit të Azovstal që shkaktuan një zjarr të madh. Dhe në Odesa janë hedhur raketa. Ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky thekson se nuk do të ketë operacione ushtarake në territor rus.
Nga ana e saj Rusia akuzon Zelenskyn se nuk ka nevojë për një marrëveshje paqeje pasi një gjë e tillë do të shënonte fundin e tij. Zv/presidenti i këshillit rus të sigurisë, Dimitri Medvedev, u shpreh se Zelensky do të vazhdojë të lypë armë dhe para nga perëndimi duke u shprehur i shqetësuar për ukrainasit. Sipas kombeve të bashkuara janë 5.5 milion personat që janë arratisur nga lufta në Ukrainë dhe 3 mijë civilët e vrarë. Kryebashkiaku i Mariupol denoncoi se janë zhdukur 11 autobusë me civilë që po evakuoheshin nga qyteti.