I mahniti të gjithë, fustani i Blake Lively transformohet në Met Gala, reagimi i burrit të saj bëhet viral

schedule16:58 - 3 Maj, 2022

schedule 16:58 - 3 Maj, 2022

Blake Lively u shfaq me një fustan vezullues që u transformua në mënyrë dramatike ndërsa ajo ecte në tapetin e kuq të Met Gala 2022. Bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds kishte veshur një smoking klasik nga Ralph Lauren ndërsa Lively mahniti fustanin e personalizuar.

Aktorja amerikane Blake Lively mbërrin për Met Gala 2022 në Muzeun Metropolitan të Artit më 2 maj 2022, në Nju Jork. - Gala mbledh para për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Tema e Gala-s 2022 është "Në Amerikë: Një Antologji e Modës". (Foto nga ANGELA WEISS / AFP) (Foto nga ANGELA WEISS/AFP nëpërmjet Getty Images)

Fustani rozë që kishte një shkëlqim metalik ishte krijuar nga Versace. Por ndërsa ajo ngjiti shkallët në hyrje të Muzeut Metropolitan të Artit, fustani u “shndërrua” totalisht. Me ndihmën e disa burrave, Lively lëshoi disa pjesë që ishin mbledhur duke krijuar një bisht të gjatë.

Blake Lively në tapetin e kuq për Met Gala 2022 në Muzeun Metropolitan të Artit.

Bashkëshorti i saj mbetet i surprizuar dhe reagimi është bërë viral në rrjet. Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, që u ndërtua në New York në  1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala. “Ky fustan është një homazh për qytetin e Nju Jorkut dhe shumë prej ndërtesave ikonike.”, theksoi ajo. /abcnews.al