Raketat ruse vrasin një fëmijë në Odesa

schedule07:30 - 3 Maj, 2022

schedule 07:30 - 3 Maj, 2022

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një fëmijë u vra nga një sulm me raketë që goditi një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa.

Një fëmijë tjetër u dërgua në spital pasi ndërtesa ku ndodheshin me katër persona të tjerë u godit, sipas Interfax Ukraine.

Shpërthimi raportohet gjithashtu se ka dëmtuar dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse ngjitur.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në sulm.

Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!