Sulmuesi shqiptarë, Eroz Grezda ishte protagonist me skuadrën e tij Sibenik në kampionatin kroat, pasi arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Rijekës.
Ky është edhe goli i dytë i Grezdës me skuadrën e Sibenik në këtë sezon, që duket se shqiptari po rigjen formën më të mirë, duke qenë vendimtarë për ekipin e tij.
Paraqitja e sulmuesit është vlerësuar me notën 7.7 nga Sofascore dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.
/f.a/abcnews.al