Me një histori mbi 400 vjeçare kisha e Shënkollit në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës është duke u rrëzuar totalisht. Pavarësisht se ky kult fetar gëzon statusin monument kulture, ende duket se ndërhyrja nga instancat nuk po kryhet, pavarësisht faktit se vite më parë u krye një restaurim, por sot duket se nuk ka shërbyer për asgjë.
Ikonistasi, hajati, afresket murale, por edhe infrastruktura të këtij kulti mbi 400 vjeçar janë shkatërruar.
Specialisti i drejtorise monumenteve të kulturës në Gjirokastër, Vaso Polo thotë se demet në këtë kishë janë të mëdha.
Pedagogu Vasil Bakuli njeherazi dhe banor autokton ne fshatin Saraqinishte, aty ku edhe ndodhet ky kult fetar rrenimin e kishes se Shën Kollit i faturon punimeve aspak cilësore që janë kryer pak vite me pare.
Ndërhyrja sipas Vaso Polo kërkon mbështetje dhe financim nga ministria e kulturës.
Vasil Bakuli thotë se kjo zone është mjaft e frekuentuar nga turistet e huaj, pasi ndodhet pranë qytetit antik te antigonese. Sipas tij kurioziteti i tyre për tu njohur me këto ndërtime te stilit bizantin është tepër i lartë por panorama është mjerane.
Kisha e Shën Kollit është shpallur monument kulture ne fund te viteve 70. Jo pak here ka rene pre e grabitjeve./abcnews.al