Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca pasditen e sotme ndodhej në Dukat në Vlorës.
“Në Dukat, ku me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural është ngritur një fabrikë për përpunimin e peshkut, me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin në vend, si edhe eksporte të markës “VloraFish”, shkruan Rama në Facebook.
Gjatë bisedës me peshkatarët ai nuk ka harruar të bëjë dhe batuta.
“Na rrofsh sa malet”, i thotë një prej të pranishmëve në takim.
Kryeministri: Sa malet jo, edhe kaq dhe mezi po mbaj.
Ai u shpreh se projekti është vonuar për shkak të arsyeve që nuk i ka qeveria në dorë, duke përmendur tërmetin, pandeminë dhe së fundmi lufta por tha se nuk do t’i ndahen.
Rama: Aty do bëhet një investim i madh në atë port, do jetë edhe porti i peshkimit aty afër. Edhe tragetet do t’i spostojmë që të kenë një vend të veçante. Aty do jeni juve që do ta menaxhoni. Koha ikur shpejt punët ndonjëherë marrin më shumë punë, e del një gjë, jo bie tërmet, jo pandemia jo plas lufta. Janë gjëra që dalin rrugës dhe nuk i kemi në dorë. Ndonjëherë shtyhen projektet, por ne nuk i ndahemi./abcnews.al/