Rrëshqitje dherash tek Currilat në Durrës

schedule10:20 - 10 Prill, 2019

schedule 10:20 - 10 Prill, 2019

Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar qytetin e Durrësit përgjatë ditëve të fundit kanë risjellë rrëshqitje të dherave në kodër Currila.

Dherat e rëna nga kodra kanë përfunduar në rrugë duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve në njërin sens të segmentit rrugor.

Kjo gjendje krijohet sa herë qyteti përfshihet nga moti i keq me reshje shiu, çka sjell dhe rrëshqitje të dherave nga kodra.

Të rrezikuar si pasojë e shkarjes se tokës mbeten edhe lokalet e ndërtuara rrëzë kodrës.

Përgjatë 8 viteve të fundit në këtë vend dy biznese dhe tre shtëpi u shembën, ndërsa shumë të tjera rrezikojnë si pasojë e erozionit të tokës.

Investimi i pesë viteve më parë për frenimin e erozionit nuk kanë dhënë asnjë rezultat./abcnews.al