Mourinho e bën zakon, pas Maradonës homazhet edhe për ish-presidentin e Leicesterit

schedule19:50 - 28 Prill, 2022

schedule 19:50 - 28 Prill, 2022

Roma do të përballet mbrëmjen e sotme me Leicester Cityn në gjysfmëfinalen e Conference League, takim që do të luhet në “King Power Stadium”.

Trajneri i skuadrës italiane, Jose Mourinho, duket se e ka bërë zakon që përpara ndeshjeve të rëndësishme të bëjë homazhe .

E para ishte ndaj Napolit, ku trajneri portugez bëri homazhe në muralen e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, duke fituar simpatinë dhe respektin e tifozëve napolitanë e jo vetëm.

Këtë herë Roma ka mbërritur në Leicester dhe Mourinho nuk ka humbur rastin për të bërë një tjetër gjest që rrit ndjeshëm popullaritetin e tij.

Kështu disa orë para përballjes me “dhelprat”, portugezi ka bërë homazhe në statujën “The boss”, që ndodhet pranë stadiumit dhe është ndërtuar në nderim të ish-presidentit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në 2018-ën, pas një defekti në helikopter.

Menjëherë pas kësaj vizite, klubi i Leicester ka falënderuar portugezin, i cili nga ana tjetër ka marrë komplimentet edhe nga shumë tifozë të “dhelprave” të cilët do t’i ketë kundërshtarë mbrëmjen e sotme. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!