Është zbardhur plagosja me thikë në Durrës e ndodhur këtë të enjte. Burime për ABC, bëjnë të ditur se Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha.
Sherri mes tyre mësohet se ka ndodhur pasi Toli ka kërkuar të ndahet nga motra e Festim Hoxhës dhe e ka çuar atë pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.
Sakaq prej ditësh të dy kanë qenë në debat dhe të acaruar. Duket se Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur. /abcnews.al/