Dhe në Korenë e Veriut tashmë ndodhin procese perëndimore dhe globalizmi. Lideri Kim Jong Un vizitoi një qendër të re tregtare në Penian.
Agjencia shtetërore e lajmeve në vend, raportoi se lideri Koreano-Verior ishte shumë i kënaqur dhe u shpreh se magazina e madhe do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së banorëve. Kim Jong Un shoqërohej nga funksionarët më të lartë të Komisionit për Çështjet Shtetërore, të cilët inspektuan me kujdes çdo produkt./abcnews.al