Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lista e arsenalit të armëve që Ukraina po i kërkon NATO-s

schedule18:34 - 26 Prill, 2022

schedule 18:34 - 26 Prill, 2022

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov e ka bërë një listë të arsenalit të armëve që thotë se i duhen Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia dhe “për ta arritur fitoren e plotë”.

Furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme të artilerisë MLRS, tanke, avionë luftarakë e raketa kundër anijeve janë disa nga kërkesat e Ukrainës për vendet e NATO-s.



“Për ta arritur fitoren e plotë mbi agresorin dhe çlirimin e territoreve të Ukrainës na duhen armë. Armë moderne. Një numër i madh i armëve të rënda moderne”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

“Falenderoj të gjithë partnerët tanë për ndihmën e tyre ushtarake. Ne kemi besim se do të vazhdojë. #ArmatoseniUkrainënTani”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!