Ambasadori amerikan në Beograd: Të gjendet rruga e dialogut me Prishtinën

schedule18:11 - 8 Prill, 2019

schedule 18:11 - 8 Prill, 2019

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scot u takua sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilit i ka shprehur qëndrimin e tij se është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të rigjejnë rrugën e dialogut.

Sipas mediave serbe, ambasadori Scot përsëriti se gjetja e një rruge për vijimin e dialogut është jo vetëm në interes të dy vendeve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar që të arrihet një kompromis. Nga ana e tij, presidenti Vuçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë menjëherë sapo Prishtina të heqë taksën për produktet serbe.

Ndërkohë, progresi në dialogun me Kosovën është pranuar si kusht për hapat e ardhshëm europianë edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë një vizite në Paris./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!