Shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe kreu i qeverisë, Albin Kurti janë nisur për në ShBA për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.
Në një komunikatë për media të presidencës thuhet se Kurti dhe Osmani do të realizojnë edhe takime të tjera në kryeqytetin amerikan pa dhënë detaje të tjera, raporton Gazeta Express.
“Me ftesë të familjes Albright, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.Gjatë qëndrimit në Ëashington ata do të realizojnë edhe takime të tjera”, thuhet në komunikatën për media.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.
Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë./Express