Manchester city fitoi ditën e djeshme sfidën ndaj Watfordit me shifrat 5-1, ku protagonist absolut ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi 4 gola, ndërsa dha edhe një asist për shokun e skuadrës.
Paraqitja e Jesus vjen në një javë e cila ishte e mbushur me zëra për një largim të mundshëm nga “Qytetarët”.
Megjithatë përsëri e ardhmja e sulmuesit ende është e paqartë nëse do të jetë te City apo do ta vazhdoj karrierën te Arsenali, me të cilën skuadër mediat angleze e kanë lidhur kohëve të fundit.
Pas kësaj ndeshje për këtë çështje foli edhe trajneri Pep Guardiola, teksa nuk kurseu edhe elozhet për brazilianin, ndërsa në lidhje me të ardhmen e tij, tekniku i Cityt u shpreh se nuk i intereson pasi mendjen e ka vetëm tek ndeshjet e këtij edicioni.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sot më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Gabriel është njëri nga futbollistët tanë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ai është një futbollist i Man Cityt dhe kur zhvillon ndeshje si kjo më bën të lumtur.
“Çdo futbollist është i lumtur kur luan 90 minuta, por nuk e di nëse në fund të sezonit Gabriel Jesus do të rinovojë, do të qëndrojë apo do të largohet. Nuk e di dhe nuk më intereson për momentin një gjë të tillë”, tha Guardiola.
Jesus këtë edicion ka shënuar shtatë gola me Cityn në Ligën Premier derisa ka dhënë edhe tetë asistime.
Në Angli e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij te Arsenalit për edicionin e ri, pasi besohet se futbollisti ka marrëveshje me Topçinjtë. /f.a/abcnews.al